Modelja angleze, Hana Cross u bë kryefjalë e mediave rozë pas një takimi që pati me Scott Disick, ku të dy ata u shfaqën shumë të afërt me njëri tjetrin.

Dyshja u panë së bashku vetëm një muaj pasi Kourtney Kardashian njoftoi për publikun fejesën e saj me Travis Barker.

Megjithatë, për publikun emri i saj nuk ishte i padëgjuar pasi Hana është një nga modelet më të rëndësishme me një karrierë të pasur në Kaliforni.

Hana nuk është e panjohur për romancat publike.
Ajo ishte në lidhje me Brooklyn Beckham – djali i madh i madh i David dhe Victoria Beckham – për rreth një vit, para se të ndaheshin në 2019.

Gjatë ditës së djeshme, Hanna Cross mori vëmendjen e publikut teksa mori pjesë në shfaqjen e “Poster Girl AË22” gjatë javës së modës në Londër.

Modelja 24-vjeçare u pa e veshur me një kanotiere dhe fund në ngjyrë rozë, si dhe një palë sandale portokalli që tërhiqnin vëmendjen në pasarelë.

Ndërkohë që në dorë mbante një çantë të vogël ‘miniaturë’, si aksesorin e saj kryesorë.
Megjithatë, në fotografitë e publikuara Scott Disick nuk u pa të ishte pjesë e këtij evenimenti dhe ende nuk dihet nëse dyshja ruan një raport mes tyre.
© Panoramaplus.al

