26 Shkurt, 2023

U tha se ishin ndarë, Leonardo Di Caprio dhe Gigi Hadid fotografohen nën shoqërinë e njëri-tjetrit, çfarë po ndodh mes dyshes?


Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid janë parë së bashku në Milano teksa festonin një nga darkat e ditëlindjes së mikes së tyre.

Dyshimet kanë nisyr menjëherë nëse dyshjaj anë rikthyer sërish bashkë por burimet për “Page Six” tregojnë se ata kanë ruajtur thjesht një raport miqësor.

Fotot e bëra nga paparacët tregojnë aktorin dhe modelen duke u larguar nga Casa Cipriani në Milano dhe kanë qëndruar aty vetëm për rreth një orë.

Burimi tha se ata të dy ishin pjesë e një grupi të madh njerëzish që iu bashkuan festës së Edëard Enninful:

“DiCaprio dhe modelja u ulën së bashku në një lokal privat ku u ulën “afër” njëri-tjetrit para vaktit. Ata po qeshnin me njëri-tjetrin brenda”.

 

Burimi shtoi se sapo të dy yjet u njoftuan në lidhje me praninë e paparacëve, ata u dukën disi si të stresuar dhe u larguan pas një kohe shumë të shkurtër

“DiCaprio është në kërkim të një lidhjeje serioze. Ai nuk nxiton për të pasur apo për të krijuar një lidhje. Ata po e marrin ngadalë”-tregoi burimi.

Sipas njerëzve të afërt me Hadid, ata kanë qenë në takime të ndryshme dhe po e marrin ngadalë dhe po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit, por asgjë “serioze” sepse Gigi është e fokusuar tek vogëlushja e saj.

© Panoramaplus.al