Dizajni i tatuazhit misterioz shumë të spekuluar të Angelina Jolie u zbulua tashmë, pasi tattoo artisti i njohur Z. K tregoi artin e saj misterioz të bërë në dy gishtat e mesit nëpërmjet një postimi në Instagram.

Z.K i cili gjithashtu ka bërë tatuazhe për Matt Damon, Michael J. Fox, Doja Cat dhe më shumë, i la fansat të pyesin nëse ishte një referencë për ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt.

Mirëpo, ai i hodi poshtë të gjitha këto spekulime duke sqaruar se tatuazhi nuk kishte të bënte aspak për ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt.
Fotot tregojnë se tatuazhi nuk është aspak një mesazh i drejtpërdrejtë për ish-bashkëshortin e saj, por një thikë e vogël e krijuar e cila duket sikur po e shpon lëkurën e saj.

Ylli i “Hackers” ka qenë prej kohësh një adhuruese e simboleve të mprehta dhe ka një koleksion të saj të gjerë thikash, të cilin ajo zbuloi në vitin 2008 për shkak të një tradite familjare, duke thënë se nëna e saj e mori për të blerë thikat e saj të para kur ishte 11 ose 12 vjec.

Në vitin 2003, Jolie foli për ABC Neës për fiksimin e saj me armët dhe koleksionin e saj.
“Ato nuk janë thika të mprehta me shkëlqim, krejt të reja nga dyqani. Janë thika antike të bukura nga vende të tjera dhe janë të mbyllura në një kuti që djali im të mos i prekë,” tha ajo.
Jolie gjithashtu foli për të kaluarën e saj të vetëlëndimit dhe përdorimit të thikës. “Kisha thika përreth… në fillim të marrëdhënies sime të parë seksuale, i mora thikat dhe kalova një natë ku sulmuam njëri-tjetrin”, tha Jolie, duke shtuar, “Nuk dhemb, ishte ftohtë dhe ndihej kaq primitive dhe u ndje kaq e sinqertë.”


© Panoramaplus.al

