Mikela Pupa dhe Erion Kukaj janë një ndër çiftet të cilët dolën së bashku nga “Për’puthen” në këtë sezon. Së fundmi ata janë përfolur se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Kjo gjë u vu re në profilet e dy ish-konkurrentëve të cilët kanë fshirë postimet e tyre me njëri-tjetrin por vazhdojnë të ndiqen ende në Instagram.
Duket se këto spekulime i kanë tërhequr vëmendjen Erionit i cili së fundmi ka postuar në InstaStoryn e tij lajmin e ndarjes së këngëtares Shakira me futbollistin Pique. Krahas postimit ish-konkurrenti shkroi: “Na kanë ngatërruar”, duke i shtuar dhe disa emoji duke qeshur.

Me këtë veprim ai la të nënkuptohet se lajmi i ndarjes nga Mikela nuk është i vërtetë. Madje dhe vetë ish-konkurrentja ka postuar një video gjatë momenteve të takimit në programin e dashurisë ku shfaqet së bashku me Erionin.

Rikujtojmë se çifti e kanë çuar lidhjen në një tjetër nivel. Ata kanë zbuluar se po bëjnë plane për të pasur fëmijë, ndonëse kjo nuk i përket të ardhmes së afërt. Të ftuar në ‘WhyNot’ në RTV Ora, çifti tregoi nëse do të bëhen prindër dhe se sa fëmijë kanë dëshirë të kenë.
Pjesë nga biseda:
Mikela: Ky është problemi në Shqipëri. Në momentin që del çift këto janë pyetjet e para. Ne duam ta shijojmë këtë gjënë deri në momentin që të vijë, nëse vjen është e mirëpritur.
Erioni: Nëse unë e kam problemin e kam problemin te emrat, kam gjetur të parin por më duhet të gjejë tre përnjëherë
Mikela: E kishim lënë për binjakë, jo trinjakë.
Erioni tregoi po ashtu se Mikela është shumë xheloze teksa treguan se nuk e kanë fjalëkalimin e Instagramit.


