Pas daljes nga “BBV” disa nga banorët e këtij reality show e shijuan dhe e shfrytëzuan më së miri famën që fituan gjatë qëndrimit në këtë shtëpi.

Një ndër ta është edhe Armanldo Kllogjeri i cili ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ndër të tjera ka treguar shumën e parave që fiton në muaj pas suksesit dhe famën që mori nga pjesmarrja në “BBV”.

Së fundmi gjatë një interviste ish-banori Bledi Mane u shpreh se tenori paguhet rreth 15 deri 17 mijë euro në muaj, ndërsa ky i fundit tha se për muajin gusht kjo shumë është e pranueshme pasi ai merr pjesë në shumë koncerte.
“Mesi i korrikut dhe gushti është muaj sulmi për të gjithë ata që merren me aktivitete. Duke qenë se është një muaj sulmi, ka shumë kërkesa. E nëse i merr me radhë këto kërkesa, mendoj se kjo është e pranueshme.”- tha Armaldo.
© Panoramaplus.al
