Prej kohësh, Fero dhe Arbenita janë kthyer në kryefjalën e mediave rozë, e kjo për shkak të kërcënimit publik që i bëri modelja nëpërmjet një postimi në “Instagram”, fanses së reperit.

Ky reagim i Arbenitës erdhi pasi fansja i dërgoi Feros një foto personale, dhe modelja seksi e paralajmëroi atë që t’i qëndronte larg dhe kërcënimi i saj bëri xhiron e rrjetit.

Po të shihni profilin e modeles në “Instagram”, do të vini re se janë të shumta fotot me reperin. Por së fundmi ajo ka publikuar një video që na ka habitur të gjithëve.

Aty shihet Fero teksa është duke pikturuar Arbenitën dhe kjo e fundit sapo zbuloi një talent tjetër të reperit.

“Tu e pikturu grun”, shkruhet krahas videos së shpërndarë të cilën Arbenita me siguri e ka pëlqyer shumë.
© Panoramaplus.al
