Mbrëmjen e sotme qarkulloi me shpejtësi lajmi se Amber Heard është përjashtuar nga ‘Aquaman 2’… Gjë që është hedhur poshtë nga ekipi i saj që thotë se ky është një thashethem i rremë.

“JustJared” raportoi se aktorja është përjashtuar nga filmi dhe se roli i saj do të luhej nga një aktore tjetër. Por, sipas zëdhënësit të Amber kjo është e pavërtetë. “Kazani i thashethemeve vazhdon siç ka ndodhur nga dita e parë, të pasakta, t1% pandjeshme dhe budallalliqe.“- ka thënë ai për TMZ.
‘Warner Bros’ xhiroi të gjitha skenat e saj si Mera gati një vit më parë dhe paguan atë gjithashtu 2 milion dollarë, siç mësuam në gjykatë, kështu që kontraktualisht, ata kanë mbaruar. Pati aludime koha e Amber në film ishte ulur ndjeshëm dhe shefi i DC Walter Hamada dukej se e konfirmoi këtë në dëshminë e tij, por tha se kjo ishte menduar të ndodhte para gjyqit.
Roli i aktores 36-vjeçare në filmin, ku luan Jason Momoa në rolin kryesor, u vu shumë në pikëpyetje gjatë përfshirjes së saj në gjyqin gjashtë-javor të ngritur kundër saj nga ish-bashkëshorti i saj Johnny Depp. Gjatë gjyqit, vetë Amber pranoi se nuk e dinte nëse personazhi i saj do të hiqej nga filmi. Gjatë dëshmisë, Walter Hamada, kreu i ‘Warner Bros.’, pranoi se kishin menduar më parë ta riformulonin atë rol.
Një ditë më parë Amber është shprehur mbi vendimin e gjykatës në një intervistë për “Today”. Në një fragment të shkëputur ajo ironizon përfundimin e gjyqit duke u shprehur se gjyqtarët nuk kishin faj, pasi Depp është një aktor i zoti. “Unë nuk i fajësoj, nuk i fajësoj. Unë në fakt e kuptoj. Ai është një personazh i dashur dhe njerëzit mendojnë se e njohin atë. Ai është një aktor fantastik,” –u shpreh Amber për ish-partnerin e saj. “Përsëri, si mundën ata të dëgjonin tre javë e gjysmë dëshmi se si unë isha një person i pabesueshëm dhe të mos besonin një fjalë që doli nga goja ime,”-shtoi më tej aktorja.

