26 Shkurt, 2022

U tha se Donaldi kishte hequr dorë nga emisioni “Më lër të flas”, por ja si qëndron e vërteta


Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri “Big Brother Vip”, Donald Veshaj nuk  ra dakord me çmimin e fituar nga Ilir Shaqiri.

Madje, ai nuk mori pjesë në “after-partyn” e organizuar nga produksioni, si dhe fshiu nga llogaria e tij promon e emisionit “Më lër të flas”.Program i cili ju bë surprizë në një nga netët e spektalit dhe ai do ta moderonte së bashku me të vëllanë, Romeo Veshaj.

Disa burime për “Prive”kanë konfirmuar se pas pjesmarrjes në festë, tensionet mes tyre janë sheshuar deri diku.

Vëllezërit Veshaj kanë vendosur të mos e anulojnë emisionin, dhe me shumë mundësi së shpejti do të shfaqen nën logon e “Top Channel”.

Rikujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Donaldi publikoi në Instagram një video ku tregoi   hequr dorë nga udhëtimi nëpër botë që mori si dhuratë.

Kështu ai ka menduar që të ndajë për shtatë çifte, shtatë bileta për në vende të ndryshme.

 

 

© Panoramaplus.al