16 Nëntor, 2021

“U takuam 5 vite më parë, por …”- Si u rindez dashuria? Përflitet për një lidhje me Robin Krasniqin, modelja rrëfen historinë e njohjes: Jam shumë e dashuruar


Modelja e njohur nga Kosova, Marigona Krasniqi përflitet se po përjeton një romancë të bukur dashurie me boksin e famshëm, Robin Krasniqi.

marigona krasniqi (1)

Pak ditë më parë, bukuroshja shqiptare publikoi një foto në Instagram me një unazë në gishtin e fejesën duke ngritur dyshimet se është fejuar.

marigona krasniqi (4)

Por gjatë një interviste, Marigona Krasniqi hodhi postë aludimet duke thënë se unaza ishte “thjesht një konfirmim i lidhjes së tyre”, duke refuzuar të konfirmojë nëse Robin Krasniqi është i dashuri i saj.

marigona krasniqi (14)

Ajo u shpreh se është shumë e dashuruar dhe se ‘do ketë diçka shumë shpejt”, duke shtuar se identitetin e të dashurit do e zbulojë kur të ndihet e sigurt.

marigona krasniqi (3)

Modelja tregoi se njohja me partnerin e saj nisi 5 vite më parë në Facebook, por pavarësisht pëlqimit nuk nisin një histori dashurie. Një ritakim rreth 1 viti më parë rindezi dashurinë mes tyre dhe tani janë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

marigona krasniqi (2)

“Nuk jam e fejuar, por jam e lidhur. Personin se kam zbuluar, dua ta mbaj edhe pak për vete. Jam shumë e dashuruar, do ketë edhe një unazë. Unë iu tregova gazetarëve në Kosovë që nuk jam e fejuar, jam në një lidhje. Çdo gjë për të cilën e ndjej veten të sigurt, do e deklaroj. Jemi mësuar me faktin që gjërat personale duhet ti ndajmë me njerëzit që na admirojnë, ndjekin. Do ketë diçka shumë shpejt, por s’do flas ende, derisa të gjej sigurinë për ta ndarë me të tjerët.

marigona krasniqi (5)

Unaza ka qenë aprovimi i lidhjes, meqë ishte një kohë e gjatë që njiheshim prej 5 vitesh, nisi si shkëndijë. Por nuk pati një kurorëzim për të qenë bashkë ose të shpenzonim kohë, të njihnim njëri-tjetrin. Pas shumë insistimesh nga ana e të dashurit në fjalë, emrin s’do e jap edhe pak. Dua ta mbaj për vete këtë pjesë, lidhja është më e fortë kur se ndan me të tjerët. Ende po e njohim njëri-tjetrin në shumë situata të ndryshme. Para 5 vitesh jemi njohur, por s’ka pasur diçka konkrete.

robin krasniqi (5)

Kemi komunikuar në Facebook, jemi takuar dhe kemi mbajtur 10 metra në distancë. Isha e re në moshë dhe nuk e kisha mendjen për lidhje. Isha fokusuar tek karriera, familja, e shkollimi. E lamë me aq, secili nisi jetën e tij. Kështu që para 1 viti nisi sërish komunikimi, e urova fitoren (qesh). Takimi ynë i parë ka qenë në Turqi, sepse atje punoj më shumë. Gjatë insistimit, më ka thënë të vij të takoj në Kosovë, por gjeja justifikime të mos e shikoja. Por fati e deshi të takoheshim pas 5 vitesh, filluam diçka të qetë dhe është një person që më ka përmbushur, po vazhdoj ta shijoj këtë lidhje”, tha ajo në “Ftesë në 5”.

robin krasniqi (6)

“Vazhdon poston në Facebook aktivitete, ndeshje sportive të Robin?” e pyeti moderatorja, duke e ngacmuar për të folur më shumë për marrëdhënien me boksierin.

marigona krasniqi (12)

Ndërsa Marigona Krasniqi u përgjigj: “E përkrah se është nga Kosova, ka karrierë të jashtëzakonshme, mundohem të jem më openmind, çdo herë kur hap duart dhe përqafon suksesin e gjithsecilit, edhe ti ndihesh mirë. Sa shumë fal dashuri, aq më shumë merr. Babi im ka qenë boksier dhe që kur ishim fëmijë shihnim boks, jemi rritur me atë frymë (qesh).”

/Panoramaplus.al

marigona krasniqi (6)robin krasniqi (2)marigona krasniqi (11)robin krasniqi (3)marigona krasniqi (10)marigona krasniqi (9)robin krasniqi (4)marigona krasniqi (8)robin krasniqi (1)

© Panoramaplus.al