15 Korrik, 2023

U shtrua në spital pas gjendjes së rënduar mendore, reagon për herë të parë ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës: Asaj nuk i besohet, po luan…


Prej ditësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se këngëtarja e njohur kosovare, Fjolla Morina është shtruar në spital pasi gjendja e saj mendore është përkeqësuar.

Në lidhje më këtë çështje ka folur së fundmi ish-bashkëshorti i saj Fisnik Syla teksa ishte i ftuar në “Breaking”.

Ai tha se e gjitha kjo është një skenar i këngëtares, pasi sipas tij ajo është e dënuar nga drejtësia shqiptare me 6 vite burg.

Ish-bashkëshortja ime ndodhet në spital, nga gjendja e saj mendore, jo e mirë, kjo është parë edhe në bazë të akuzave që bënte ajo për mua atë kohë. Sa kanë thënë portalet, aq di dhe unë për të. Ka një vit që s’kemi folur. Pas divorcit s’kemi folur më.

Ka dy skenare, ose mund të jetë vërtetë në spital për probleme mendore, ose po luan sepse ajo është e dënuar nga drejtësia shqiptare me 6 vite burg. Asaj as nuk i besohet, as nuk i dihet”, shpjegoi ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës.”– tha bizesmeni.

Kujtojmë që disa ditë më parë gjatë një interviste për emisionin “Prive”, pa treguar emra këngëtarja tha se ka disa persona që duan ta shtrojnë atë në spital atë në mënyrë që ta quajnë të ‘çmendur’ dhe të fshehin të vërtetën.

“Janë munduar që të më nxjerrin keq mua që të më çojnë nëpër doktorë që ta humbin dhe ta fshehin të vërtetën. Këta njerëz kanë punuar mbas shpinës time që unë të dështoj”, u shpreh këngëtarja.

 

© Panoramaplus.al