26 Qershor, 2023

U shfaqën shumë të afërt në një club të Prishtinës, konfirmohet romanca e Dj Geek dhe Keisi Medinit?


Dj Geek dhe Keisi Medini janë parë së fundmi nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe në rrjet po përfliten se dyshja mund të kenë nisur një romancë.

Në fotot e publikuara, dyshja shfaqen bashkë në një club të Prishtinës ku tregojnë muzikatin dhe këngëtaren duke qëndruar goxha të afërt me njëri-tjetrin.

E së fundmi, disa burime për Prive.al duket se kanë konfirmuar romancën më të re në showbiz.

Burimet tregojnë se këngëtarja është parë në Prishtinë pranë DJ Geek dhe se ka qëndruar në Prishtinë për rreth një javë për disa projekte muzikore por jo vetëm.

Madje ata tashmë ndiqen dhe në rrjetet sociale.

Kutjojmë se disa javë më parë, u zbulua se Dj Geek dhe Dafina Zeqiri i kishin dhënë fund romanës së tyre disavjeçare por ish-çifti kanë ruajur ende raporte të mira me njëri-tjetrin pasi në jetën profesionale ata janë ende ‘partnerë’ dhe shfaqen në çdo koncert bashkë.

Thuhet se shkak i ndarjes së çiftit u bë dëshira e këngëtares për të pasur një fëmijë por muzikanti nuk ka dashur ta marrë këtë hap të madh në marrëdhënien e tyre.

© Panoramaplus.al