
Ledri Vula ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale pasi u shtrua në spirtal.
Më herët ditën e sotme partnerja e tij Sara Hoxha postoi një foto në Instagram ku tregonte krahun e reperit teksa po merrte serumin.
“Duke u bërë më mirë,”-shkroi Sara krahas fotos, duke mos zbuluar se çfarë i ka ndodhur artistit.

As Ledri nuk ka zbuluar se çfarë i ka ndodhur. Megjithatë ka bërë një postim në Instagram ku ka njoftuar ndjekësit e tij se sonte do publikohet bashkëpunimi me Ardian Bujupin. Kështu ka nënkuptuar se tashmë është mirë dhe ka lënë spitalin.

Edhe Sara ka publikuar një foto ku shihet në shtëpi.

Nuk dihet se çfarë problemi ka reperi, nëse ka qenë diçka momentale apo një sëmundje për të cilën publiku nuk ka dijeni. Por tani është në gjendje të mirë shëndetësore.
© Panoramaplus.al
