Pas largimit nga politika, ish-deputetja Rudina Hajdari po i dedikon më shumë kohë vetes së saj.

Pak kohë më parë ajo publikoi një foto në Instastory ku pozon me rrobabanjo të gjelbërta teksa nxjerr në pah fizikun e saj në super formë. Me sa duket fiziku i saj është rezultat i aktivitetit fizik që bën dhe palestrës. Këtë e ka treguar vetë Hajdari edhe në një intervistë të dhënë më herët, ndërsa së fundmi është publikuar edhe një video e ish-deputetes teksa po stërvitet në palestër.
E veshur sigurisht sportive, me një kostum ngjyrë jeshil dhe me flokët e kapura, ish-deputetja po ushtrohet duke bërë pompa.
Rudina Hajdari ka treguar se merret shumë me aktivitete të ndryshme në kohën e saj të lirë.
“Unë kam një anë tjetër të vetes dhe ka të bëjë me faktin që më pëlqen të bëj aktivitete sportive, të bëj plazh të dal me shoqërinë. Bëj aktivitete të ndryshme, qoftë edhe për mënyrën se si kujdesem për shëndetin.”– tha ajo gjatë një interviste ku foli edhe në lidhje me bujën që bëri fotoja e saj e parë me bikini.

“Nuk e kam problem fare, madje dëfrehem sepse them “ah dhe kjo doli” nuk ma mori mendja që do shfaqej aq shpejt kudo në internet.”– tha ish-deputetja.
© Panoramaplus.al
