11 Gusht, 2022

U shfaq në anije e tronditur dhe duke qarë, Kiara Tito sqaron çfarë ndodhi: Ishte shumë e tmerrshme! Gati po përmbytej


Kiara Tito ka publikoi pak ditë më parë në TikTok një video ku shihej në tension dhe duke qarë.

Shkaku i gjendjes së saj ka qenë një anije, siç tregoi vetë ajo. ”Anijet janë një ‘Jo’ e madhe për mua.”-ka shkruar ajo krah videos. Më tej në komente ka shkruar se i ndodh gjithmonë për shkak të frikës dhe se as ilaçet nuk e qetësojnë.

@kiaratito Hate the feeling of being on a boat ? #tiktok #viral #lol ♬ Funny Laugh no no no – Sound Effect


Së fundmi moderatorja ka folur më shumë rreth situatës duke dhënë detaje.
“Lavdi Zotit jam mirë. Më kaloi tani. Ishte shumë e tmerrshme sepse ishte deti 6 ballë dhe anija gati sa s’po përmbytej. Kishte njerëz që qanin dhe shkaktuan panik. Jo nuk do hypja më kurrë në asnjë mjet ujor”- tha Kiara për “Kryefjala.com”

Ndërkohë, kujtojmë se kohët e fundit moderatorja ishte me pushime në Greqi. Nuk dihet se kush e shoqëron atë, por me siguri mund të themi se Kiara nuk është shfaqur me miq në rrjetet sociale nga ky udhëtim siç bën zakonisht. Ndonjë partner misterioz? Vetë ajo tha në një intervistë të para pak javëve se ishte ‘single’, por media të ndryshme kanë raportuar se Kiara ka nisur një romancë me një personazh jo të njohur për publikun.

Prezantuesja u përfol së fundmi për një lidhje me Mozzik, por i hodhi shpejt poshtë këto pretendime. Lidhja e saj e vetme publike ka qenë ajo me Butrint Imeri, që vetë çifti nuk e pranoi kurrë. Që pas përfundimit të saj, rreth jetës private të Kiarës nuk dihet asgjë.

© Panoramaplus.al