Bella Hadid ka qenë shumë e kërkuar në pasarelat përgjatë Javës së Modës në Paris, së bashku me motrën e saj Gigi.

25 vjeçarja ka rrëmbyer vëmendjen kur doli në pistë për Stella Mçartney, e veshur me një kostum transparent, i mbuluar i gjithi me gura të vëgjël dhe tregonin dukshëm pjesët e saj intime.

Bella dukej e pabesueshme teksa sfilonte në pasarelë. Ajo kishte veshur një palë taka të larta nudo teksa ecte në pistë.

Flokët e saj të zeza u lanë të lëshuar dje të hedhur pas shpinës dhe me një grim goxha natyral.

Kujtojmë se Bella Hadid i ka mahnitur të gjithë në sfilatën e modës Coperni gjatë Javës së Modës në Paris 2022 të premten (30 shtator).Modelja u shfaq në pistë vetëm me një palë të brendshme dhe taka, duke mbuluar gjoksin e saj me duar, ndërsa një ekip prej tre burrash e lyen me spraj.Ata spërkatën në mënyrë strategjike një lateks të bardhë të trashë rreth bustit të saj, duke krijuar një shtresë të plotë, ndërsa modelja qëndronte e palëvizur, duke levizur krahët.
Përfundimisht, u formua një fustan i gjatë, i cili përfshinte një të çarë anash kofshës dhe rripat të cilat qëndronin të varurr rreth shpatullave.


