Një ditë më parë u përhap lajmi se ish-e dashura e Faton Shoshit, Gresa Hoti, është lidhur me një vajzë.

Shkak u bë një foto e saj duke u puthur në buzë me një vajzë tjetër me të cilën ajo kishte pozuar në disa foto dhe kishte bërë vazhdimisht dedikime dashurie.

Ndërkohë vajza me të cilën puthej Gresa quhet Stefany Summer Cherlier, dikur Miss Bullgaria dhe tashmë është modele.

Pas këtyre lajmeve ka reaguar nëpërmjet një postimi në “Instagram” modelja nga Kosova, e cila vijon karrierën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hoti ka publikuar një foto bardhezi ku shfaqet me të brendshme dhe një peshqir në kokë ndërsa shkruan: “Kujt i intereson!”. Duket sikur fjalët e saj u adresohen komenteve të shumta për jetën e saj private.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
