29 Gusht, 2022

“U shërua nga tumori për 3 ditë!” Fedez shpërthen ndaj aktivistes: Luani me shëndetin tim! Sikur të dinit se…


Një tjetër shpërthim i Fedez në rrjetet sociale. Këtë herë pikënisja është një postim ngs Chiara Ferragni-t për rikuperimin e këngëtarit që është shpërndarë nga një aktiviste italiane. “Nuk jam shëruar për 3 ditë nga tumori. E di çfarë kam kaluar dhe nuk ia uroj askujt”, ka shkruar këngëtari në Instagram duke iu përgjigjur aktivistes që ftoi gruan e tij Chiara Ferragni “të luftojë për të drejtën për shëndetësinë sepse edhe ne të vdekshmit e thjeshtë do të donim ta mposhtnim kancerin për 3 ditë në vend që të prisnim kolonoskopinë për 7 muaj.”


“Nuk është hera e parë që kja aktiviste e mbështetur nga gazetarë dhe artistë luan me sëmundjen time duke thënë se jam kuruar nga tumori për 3 ditë sikur të ishte e gjitha një shaka”, thotë Fedez duke komentuar postimin e saj. “Duke luajtur me shërimin tim pa e ditur që jam operuar urgjentisht nga sistemi shëndetësor kombëtar si çdo i vdekshëm i zakonshëm”, vijon reperi. “Sikur t’i dinit pasojat e një ndërhyrjeje që ka pasoja të pakthyeshme, ndoshta nuk do të bënit shaka me të për dëshirën tuaj për kritikë sociale. Unë nuk shërohem për 3 ditë. Por ndonjëherë nuk ka kurë për marrëzinë njerëzore.”

Më pas reperi përfundon: “Më falni për shpërthimin por mendoj se çdo gjë ka një kufi. Unë e di se çfarë kam kaluar dhe nuk ia uroj askujt. Por mbi të gjitha nuk do ta lejoja kurrë të tallesha apo nënçmohesha për këtë as nga më budallai apo më i pasuri në këtë planet”.

Jeta e Fedez ka ndryshuar tërësisht muajt e fundit. Reperi njoftoi në mars në Instagram se kishte një tumor të rrallë neuroendokrin të pankreasit. “Javën e kaluar zbulova se kam një tumor të rrallë neuroendokrin të pankreasit. Një nga ata që nëse nuk i zbulon në kohë të marrin jetën”. Ai pas një jave iu nënshtrua një operacioni delikat në Milano. “Më është dashur të bëj një operacion që zgjati 6 orë për të hequr një pjesë të pankreasit (përfshi edhe tumorin)” – tregoi këngëtari në profilin e tij në Instagram menjëherë pas operacionit. “Dy ditë pas operacionit jam mirë dhe mezi pres të shkoj në shtëpi te fëmijët e mi. Do të marrë pak kohë”. Më pas në maj një tjetër lajm i mirë për reperin dhe gruan e tij Chiara Ferragni, e cila nuk e la kurrë vetëm Federicon: Çdo gjë përfundoi dhe artisti mbajti koncertin ‘Love Mi’.

Pas një periudhe të vështirë, Ferragnez u nisën për pushime familjare në Ibiza. Para se të largohej nga Milani, Fedez u kthye në Spitalin San Raffaele për një kontroll: “Kontroll para se të mbaronte festa. Përjetësisht mirënjohëse për të gjithë stafin”, shkroi këngëtari. Federico tregoi para pak ditësh se si jeta e tij ndryshoi pas operacionit. “Janë hequr disa organe (duodeni, fshikëza e tëmthit, pankreasi dhe një pjesë e zorrëve) dhe kjo ka përfshirë një ndryshim rrënjësor në dietën time”– shpjegoi ai në Instgram: “Fatmirësisht nuk jam bërë diabetike, por gjithmonë duhet të kontrolloj gjendjen time, sheqerin në gjak dhe kujdes me të ushqyerit, nuk mund ta teproj më me ushqimin dhe alkoolin”, tha 32-vjeçari. Në çdo rast, Fedez ka dashur të qetësojë fansat se si situata është nën kontroll: “Jam mirë, kam kontrolle në shtator, por jam shumë mirë dhe shpresoj të jem mirë për një kohë të gjatë”, përfundoi ai.

© Panoramaplus.al