15 Korrik, 2023

U qëllua për vdekje 26 vite më parë, Donatella Versace bën dedikimin prekës për vëllain e saj të ndjerë (Foto)


Si sot 26 vite më parë u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij, stilisti i njohur Gianni Versace.

E së fundmi, motra e tij Donatella Versace ka bërë një postim emocionues në rrjetet sociale duke nderuar imazhin e të ndjerit.

Me anë të disa fotove bardh e zi të cilat janë shkrepur vite më parë ku Donatella shfaqet krahë të vëllait ajo shkruan:

“Gianni sot dhe çdo ditë mendoj për kohën që kam pasur fatin të kaloj me ty. Kjo duket si dje”.

 

Kujtojmë se Versace ishte një nga figurat më me ndikim në modë në shekullin e 20-të.

Ai u shfaq me koleksionin e tij të parë të pavarur në Milano në vitin 1978 dhe themeloi markën e tij me vëllain, Santo, dhe motrën e tij, Donatella, sipas Muzeut Victoria dhe Albert të Londrës .

Modelet e tij janë të njohura për siluetat e tyre joshëse dhe dhuntinë teatrale dhe janë veshur nga mbretërit e kulturës pop, duke përfshirë Naomi Campbell, Jennifer Lopez dhe Elton John.

Versace u qëllua për vdekje në shkallët e vilës së tij në Miami Beach në vitin 1997. Që nga vdekja e tij, Donatella Versace ka vazhduar të udhëheqë vizionin krijues të markës deri në ditët e sotme.

© Panoramaplus.al