30 Qershor, 2020

“U puthëm me pasion që në takimin e parë”, 60-vjeçarja rrëfen lidhjen me të dashurin 39 vite më të ri: Kur bëmë seks …


Një gjyshe 60-vjeçare është në një lidhje me një djalë 39 vite më të vogël.

Por marrëdhënia e saj me të riun nuk është mirëpritur nga miqtë dhe të afërmit, ndaj Pam Shasteen i ka shkëputur marrëdhëniet me ta.

Familjarit i thanë se 21 vjeçari Jonathan Langevin ishte në moshën e nipit të saj ndaj Pam kishte nevojë për terapi.

Por çifti nga Tulsa, Oklahoma, kanë refuzuar të lejojnë që komentet mizore të ndikojnë tek ata dhe insistojnë se mosha është vetëm një numër.

“Nuk mund ta besoj që miqtë e mi nuk janë të lumtur për mua vetëm sepse Jonathan është 21-vjeç,”- tha ajo. “Ai është dashuria e jetës sime dhe s’më intereson çfarë mendojnë të tjerët.”

Në shkurt 2018, gruaja mori një mesazh nga Jonathan, një student i inxhinierisë kompjuterike, në aplikacionin për takime, Badoo.

“Jonathan kishte flokë kaçurrela dhe nuk dukej më shumë se 20 vjeç,”- tregoi ajo. “I dashuroja djemtë më të rinj. Ne biseduam dhe zbulova që të dy e donim astrologjinë. Kur ai më tha se ishte 19-vjeç më ra si bombë. I tregova që isha shumë e vjetër për të pasi kisha dy vajza mbi 30-vjeç dhe isha gjyshe. Por fatmirësisht, Jonathan pranoi se gjithmonë kisha pasur qejf gratë e mëdha në moshë.”

Ata bisedonin çdo ditë në video, pasi 21-vjeçari ndodhej larg. Pastaj një javë më vonë ai udhëtoi drejt Pam për ta takuar.

“Kur e pashë ishte më i pashëm sesa në foto. Vrapuam drejt njëri-tjetrit dhe u puthëm me pasion. Ishte dashuri me shikim të parë,”- rrëfeu Pam.

Mbrëmjen tjetër, Pam dhe Jonathan kryen marrëdhënie për herë të parë.

“Bëmë dashuri dhe ishte thjesht e mrekullueshme. Fjetëm shumë pak atë. Jonathan mund të ishte dekada më i ri se unë, por nuk ishte i papërvojë. Ai e dinte saktësisht se çfarë bënte,”- tha ajo. “Jonathan ishte i mahnitshëm. Rashë në dashuri me të.”

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al