Aktorja e njohur, Arjola Demiri, ka rrëfyer mbas daljes nga “Big Brother VIP”, rrugëtimin e saj në spektaklin e famshëm për më shumë së 100 ditë dhe rreth jetës së saj private.
E ftuar në emisionin radiofonik ‘Ndryshe’, Arjola është pyetur se me kë e kaloi këtë Shën Valentin, ku tregoi se e ka festuar me fëmijët e saj duke i cilësuar kështu si ‘Shën Valentin i saj i përjetshëm’.
Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e famshme, aktorja ka pasur një miqësi shumë të ngushtë me Ilir Shaqirin. Ajo çka u vu re ishte se ish-banorja kishte veshur një bluzë e cila shkruante : ‘Me ty Ilir deri në ditën e fundit. Forca Champion’.
Aktorja është shprehur se e mbështet balerinin deri në fund dhe arsyeja përse ka zgjedhur të shkruaj në bluzë këtë shprehje ishte sepse ‘ai i ka thënë të njëjtën gjë Arjolës tre ditë mbasi kanë hyrë në shtëpi’.
“Unë jam mbështetësja e Ilirit dhe që ta dini ta merrni vesh të gjithë, Iliri dhe familja e Ilirit janë bërë me gocë 37-vjeçe që quhet Arjola . Jam motra e Ilirit pas Sabianit që bëri një vëlla tjetër. Unë mbështes Ilirin sepse edhe ai ka thënë këtë shprehjen që është këtu dhe tani kthehet ‘bomerang’ për të. “Me ty deri në fund”, ma ka thënë diku mbas tre ditëve që kam hyrë në shtëpi”, u shpreh ajo.
Një moment e cila u komentua së fundmi në publik ishte aktrimi i Arjolës dhe Ilirit gjatë një sfide javore në shtëpi ku dyshja duhet të putheshin në buzë. Aktorja tha se e gjitha ishte thjesht një lojë dhe nuk ka asnjë gjë për ta bërë kaq të madhe.
“Ishte sfidë, ishte lojë edhe s’është ndonjë hata e madhe, unë putha të gjitha vajzat në shtëpi në buzë dhe su bë nami, kurse për Ilirin u bë nami. Se Shqiptarët ashtu thonë, ‘e puthi vëllain në buzë’.”-tregoi Aktorja.


