5 Shkurt, 2019

U pushua nga puna me një mesazh, Alesia Bami flet sërish: Punoja pa kontratë, më hodhën në rrugë


Alesia Bami ishte sërish e ftuar në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të sqaruar të vërtetën e largimit të saj nga puna si velinë në emisionin investigativ “Stop”. 

E pyetur nga Bieta në lidhje me kontratën e punës, Alesia theksoi se nuk ka patur asnjëherë kontratë dhe, sipas saj, kjo gjë mund të faktohet lehtësisht.

“Unë nuk kam punuar me kontratë dhe me pak fjalë jam hedhur në rrugë në mes të sezonit”, u shpreh modelja./ Top Channel

© Panoramaplus.al