Ish-shefja ekzekutive e Grammy, ngriti padi ndaj Akademisë pasi u hoq nga puna.

Deborah Dugan tha në padi se u pushua padrejtësisht pasi ngriti akuzat për ngacmim seksual dhe parregullsi në nominimet Grammy.
Padia e ngritur në Equal Employment Opportunity Commission (EEOC) vjen vetëm disa ditë para se të mbahet 62 vjetori i ndarjes së çmimeve Grammy dhe pak ditë pasi Dugan u pushua nga puna për sjellje të keqe.
Dugan pretendoi se u hoq nga posti vetëm 3 javë pasi i dërgoi një email drejtorit të menaxhimit të burimeve njerëzore ku i renditi një numër akuzash bombë ndaj organizatës dhe drejtimit të saj të mbizotëruar historikisht nga burrat.
“Vendimi për pushimin e Dugan është shenjë hakmarrje ndaj ankesave të saj dhe u shoqërua me kërcënime në rast se ajo do vazhdonte me këmbëngulje ndaj pretendimeve kundër Akademisë,”– thuhet në padi.
Padia pretendon se Dugan ishte subjekt i ngacmimeve seksuale.
Gjithashtu përfshin pretendime për diskriminim të paligjshëm gjinor, hakmarrje të paligjshme dhe pagë të pabarabartë.
© Panoramaplus.al
