Këngëtarja Greta Koçi ka vendosur që të bashkëbisedojë me fansat e saj nëpërmjet pyetje-përgjigjeve në “Instastory”.

“Nëse keni pyetje… bëjeni tani…”, shkruan Greta në “Instastory”, ku ka marrë pyetje të ndryshme si dhe komplimente të shumta.

Po një ndjekës i ka vënë në dukje Gretës çështjen se është pa të dashur. Ai i shkruan këngëtares se në fakt ajo po plaket pa të dashur, mirëpo përgjigja e Gretës me siguri e ka lënë ndjekësin me gisht në gojë.

“Së pari, qëllimi i jetës nuk është vetëm për të dashur, por të kesh dashuri me të gjithë njerëzit e zemrës, të kesh sukses dhe të jesh i zoti ti bësh ballë jetës me dinjitet, në mënyrë që ai “Dashuria” kur të vijë tek ty, të të dojë e respektojë me tërë zemrën dhe të jetë i gatshëm që bashkë me ty të ndërtojë një jetë të bukur dhe të shëndetshme. Të garantoj që ai që do vijë drejt meje nuk do jetë i dashur por do jetë burrë me plot kuptimin e fjalës dhe do jetë njeri me vlera dhe integritet”, shkruan këngëtarja në postim.



