17 Korrik, 2023

U përpoq të thyente një rekord botëror, aventurieri ndërpret garën pas 33 orësh duke notuar. Pëson dëmtime në veshka dhe në lëkurë (FOTO)


Aventurieri Ross Edgley i cili tentoi të thyente një rekord botëror për notin duke qëndruar për më shumë se 33 orësh në ujë, ka pësuar efekte negative në trup.

Capture

Ai ka treguar se kishte shpresa të notonte 171 km pa ndalesë në liqenin Trasimeno, Itali por përpjekja e tij u anulua për shkak të kushteve shumë të vështira pas 33 orësh, 27 minutash dhe 70 kilometrash në ujë, gjë që shkaktoi shumë probleme  duke përfshirë rrezikun e dëmtimit të veshkave.

Uji në pikën ku ka vendosur të ndalojë ka arritur në 33 gradë Celsius, pasi në zonë ka pasur valë të nxehti.

Në një postim në Instagram, Edgley falënderoi fansat e tij për mbështetjen e tyre ku citoi “Fatkeqësisht  kjo valë të nxehti që pritet të godasë Italinë këtë javë bëri që temperaturat të arrinin rekord 48°C në vende (ujë temperatura 33°C në vende), dhe po notoja në kushte mjaft brutale.

Aventura  u ndërpre në rreth 70 km për shkak të nxehtësisë dhe shqetësimeve rreth dehidrimit dhe dëmtimit të veshkave”.


View this post on Instagram

A post shared by Ross Edgley (@rossedgley)

© Panoramaplus.al