11 Shkurt, 2022

U përjashtua nga produksioni i “BBV”/ Ermal Mamaqi kryqëzohet nga fansat e Beatrix Ramosajt: Mami im është fanse e Donaldit dhe…


Ermal Mamaqi, bashkë me disa personazhe të tjerë të njohur për publikun ishin të ftuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Por mesa duket aktori i humorit është përjashtuar nga produksioni, pasi ka dhënë informacione nga jashtë.

Gjatë një bashkëbisedimi që bëri me Arjola Demirin, Ilir Shaqirin dhe Donald Veshajn, aktori i humorit zbuloi planin e projektit të tij për sezonin e dytë të serialit “H.O.T”, ku tregoi se do të marrë si aktore Bora Zemanin dhe do dëshironte ta bënte çift me balerinin, Ilir Shaqiri, ndërsa Donaldi i sugjeroi Ermalit që ta paguante mirë ish-të dashurën e tij.

Pas kësaj, moderatori është thirrur në dhomën e rrëfimit dhe është  rikthyer për t’u përshëndetur me banorët.

Mirëpo mesa duket ngacmimet e aktorit të humorit ndaj Donaldit nuk janë pritur aspak mirë nga fansat e Beatrix Ramosajt, ku sipas tij kanë shpërthyer në komente dhe mallkime të shumta.

Përmes një videoje të postuar nga vetë ai në “Tik Tok”, artisti e cilësoi “BBV” si një emision super të suksesshëm. Mamaqi shprehu shqetësimin ndaj mesazheve që ka marrë kundrejt fansave të çiftit, ku sqaroi se çdo gjë ishte një shaka dhe se nuk duhet t’i marrin kaq shumë seriozisht.

“Hej miq, nami me mesazhe me komente, nuk i kisha marr ndonjëherë kaq shumë. Duket që është super emisioni i suksesshëm shqiptar edhe dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë shkruar komente pozitive edhe i ka pëlqyer prezenca ime dje dhe që me keni mbështetur edhe përse dola i pari nga të ftuarit.

Mendoj se jam i ftuari i parë që përjashtohet nga “Big Brother”. Nuk i kuptoj këto fansat e Beatrix dhe Donaldit, kam një mesazh për ta. Për ju që nuk e dini përse u mërzitën këta është se unë isha duke folur me Arjolën ishte dhe Donaldi dhe them do bëjmë sezonin e dytë e serialit  dhe do të ftojmë, Bora Zemanin si aktore dhe ajo të jetë çift me Ilirin dhe qeshëm gjithashtu përmendëm dhe Beatrixën, unë se kuptoj përse u mërzitët ju se Donaldi u shkri së qeshuri.

Për gjithë ju histerikët as kur kam kënduar në fushatë për Berishën nuk kam marrë kaq shumë mallkime sa dje. Miq mos e merrni kaq shumë seriozisht, madje mami im është fansja e Donaldit. Unë vazhdoj të mbështes miqtë e mi, Ilirin dhe Arjolën. Meqenëse Arjola e mori shtëpinë e gjithë mbështetja ime shkon për Ilirin”, është shprehur artisti.

 

@ermalmamaqiofficial Dje në Bigbrother – Ja e vërteta. Paqe miq.? #ermalmamaqiofficial #foryoupage #bigbrothervipalbania #viral ♬ original sound – Ermal Mamaqi

© Panoramaplus.al