16 Shkurt, 2022

U përfshi në skandalin e pagave/ Monika Lubonja zbulon të vërtetën e ngjarjes pas daljes nga shtëpia e “BBVIP”


Në skandalin e pagave e cila ndodhi rreth dy muaj më parë, dolën emrat e shumë personazheve të njohur ku një ndër tyre ishte dhe emri i ish-banores së “Big Brother VIP”, Monika Lubonja.Aktorja dhe pse ishe pjesë e shtëpisë më të famshme, rezultonte se paguhej ende nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

E ftuar në emisionin “Shqipëria Live” Monika ka sqaruar për herë të parë të gjithë situatën. Ajo tregoi se në momëntin që është bërë pjesë e “BBVIP” ka kërkuar që paga e saj të ndërpritet.

“Unë kam disa muaj që jam këshilltare për artin sidomos për fëmijët pranë Bashkisë së Trianës. Kam shkuar tek Burimet Njerëzore dhe kam kërkuar të më ndërpritet paga, ndaj nuk jam paguar për 4 muaj. Edhe sot që jam me ju jam e pa paguar dhe kjo mund të vërtetohet lehtësisht dhe kjo është fatkeqësia e njerëzve apo opinionit që marrin diçka, e sjellin dhe e japin bruto”, u shpreh Monika.

Aktorja ishte banorja e fundit që u largua nga loja për çmimin e madh një jave para finales së madhe. Gjithashtu ajo ka folur rreth eksperiencës së saj për më shumë se 100 ditë në ‘BBV’ ku e cilësoi si një ndër eksperiencat më të bukura dhe se e ka shijuar jashtëzakonisht shumë.

© Panoramaplus.al