20 Maj, 2023

U përfolën për një romancë të mundshme brenda “BBVIP”, Dea Mishel sqaron për herë të parë raportin me Amos Zaharia dhe tregon me kë nga ish-banorët ruan miqësi


Ish- finalistja e Big Brother VIP, Dea Mishel ka folur për herë të parë për marrëdhënien me Amos Zaharian, me të cilin u duk sikur do të niste një romancë mes tyre brenda në shtëpi, por që nuk zgjati shumë.

dea

Teksa ishte e ftuar në “Më lër të flas”, Dea sqaroi raportin e saj me aktorin. Ajo u shpreh se nuk ka pëlqim për të, madje nuk ruan as miqësi.

1673688198_hkisnhxdj

Pyetje: Nuk ke më kontakte, miqësi?

Dea Mishel: Jo pra. Nuk është se kisha turp brenda dhe prita

Pyetje: Po pse, ai djali i mirë është…?

Dea Mishel: Po, shumë djalë i mirë është. E vlerësoj shumë. Nuk i mungon asgjë. Një shok shumë i mirë…

Jori-Dea-Mishel-3324476534358978993209

Ndërkohë ish-konkurrentja zbuloi edhe me kë nga banorët ruan miqësi tani që ka dalë jashtë.

“Unë jam e lumtur sepse kam dalë nga aty dhe realisht mendoj se do të kem marrëdhënie të mira me të gjithë. Edhe me personat që kam debatuar, kam respekt për të gjithë. Kam qëndruar më shumë me Jorin”.

Dea foli edhe për raportin me Olta Gixharin dhe Luiz Ejllin.

“Edhe brenda shtëpisë, unë kam pasur më shumë shoqëri me Oltën. Me Oltën, më tepër se sa me Luizin. Me Luizin jemi takuar këtu në Top, jemi përshëndetur, kemi përgëzuar njëri-tjetrin. Më bëhet qejfi që ka nisur karrierën e tij muzikore dhe i uroj sa më shumë suksese”.

© Panoramaplus.al