Javën e kaluar u raportua se ai u nda nga e dashura Camila Morrone, 25 vjeçe, pas katër vitesh lidhje. Dhe me sa duket Leonardo DiCaprio po ‘hedh sytë’ te një tjetër modele dy dekada më të re se ai.

Aktori 47-vjeçar i ka ‘hedhur sytë’ drejt Gigi Hadid , supermodeles 27 vjeçare. Lajmi fillimisht u raportua nga Us Weekly të mërkurën.
Një burim për botimin tha: “Leo i ka vënë sytë Gigi-t, por ajo nuk ka treguar interes. Ata janë miq, por ajo nuk dëshiron të jetë romantike me [të] tani.”
Burimi gjithashtu shtoi se megjithëse ylli i Inglorious Basterds ka ‘hedhur sytë’ drejt modeles, ajo nuk ka interes për të.
Gigi po përballet gjithashtu me ndarjen nga këngëtari Zayn Malik në tetor, me të cilin u lidh në 2015 dhe mirëpriti një fëmijë, të quajtur Khai, në shtator 2020.
Javën e kaluar InTouch , raportoi se Leo dhe Gigi janë lidhur disa herë këtë verë.
“Ata njihen prej disa vitesh. Ata janë super të tërhequr nga njëri-tjetri. Ajo është pikërisht tipi i tij: e mrekullueshme, seksi, por modeste, me një qëndrim të vetëm.”
Një tjetër nga burimet e tyre tha se kjo nuk është një gjë serioze, megjithatë, një burim tjetër për botimin tha se ata thjesht po shoqërohen si miq.
Të dy duket se kanë qenë në grupe të ngjashme shoqërore gjatë viteve, pasi në dhjetor 2019, Us Weekly raportoi se Leo dhe Gigi festuan së bashku në një festë në Art Basel në Miami së bashku me Kendall Jenner dhe motrën e Gigi, Bella Hadid.
Ndërkohë ish-i i tij më i fundit po vazhdon jetën e saj, pasi një burim i tha People të mërkurën: ‘Camila po shkon mirë. Ajo ka një grup të madh miqsh që kujdesen vërtet për të. Ajo po vazhdon me jetën e saj. Ajo nuk është në kontakt me Leon.’
Ndarja e DiCaprio dhe Morrone ndodhi menjëherë pas ditëlindjes së saj në korrik – gjë që rezultoi në shaka për aktorin në internet për lidhjen me femra nën moshën 25-vjeçare.
© Panoramaplus.al
