30 Nëntor, 2021

U përfol si banori i ri i “Big Brother VIP”, modeli tregon si qëndron e vërteta. 29-vjeçari: Donaldi dhe Beatrix kanë…


Ish-banori i “Big Brother 8”, Vesel Kurtishaj, u përfol si një ndër konkurrentët e rinj që do t’i bashkoheshin formatit të ri të këtij spektakli këtë vit. Por, në vend të tij hyri Valon Shehu.

vesel kurtishaj (2)

Ditën e sotme, i ftuar në “Live from Tirana”, Veseli, i cili u shpall fitues në edicionin e 8-të të këtij formati, tregoi nëse ka ende shpresë që ai të futet brenda lojës.

Unë jam përfolur si banor i mundshëm prej ditëve të para. Të them të drejtën para se të fillonte, e kam pas të prerë që nuk futem. Pasi ka filluar, nuk e di pse më është kthyer nostalgjia. Prapë mendoj që ndoshta nuk kam shumë arsye për të hyrë, por ndjesia që më jep kur e shoh në ekran është… nuk e di domethënë”,- tha Veseli.

vesel kurtishaj (7)

Modeli tha se ka një personazh të preferuar nga vazjat dhe një nga djemtë. Kurtishaj përmendi emrin e Donaldit dhe të Einxhelit, pasi loja e tyre po i pëlqen më shumë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

I pyetur se me cilën nga vajzat do të kishte pasur afrimitet më të madh, Veseli tha: “Me asnjërën”.

Në lidhje me dyshen Beatrix-Donald, Veseli tha: “Me pas një banore si Trixa, duhet me qenë shumë i përmbajtur për me i rezistu. Ata që kanë një pëlqim fizik duket, por nëse ka ndjenja duhet ta shohim. Por kjo është normale, kur rri mbyllur, afeksionohesh pas dikujt”.

vesel kurtishaj (6) beatrix bora donald bora zemani donald veshaj4 vesel kurtishaj (4) vesel kurtishaj (5) vesel kurtishaj (3) vesel kurtishaj (1)

© Panoramaplus.al