18 Korrik, 2023

U përfol se vuan nga një sëmundje e rëndë, Wanda Nara flet për herë të parë: Jam në pritje të…


Disa ditë më parë në rrjet qarkulluan lajme se bashkëshortja e futbollistit të njohur Mauro Icardi, Wanda Nara është shtruar në spital si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore.

Nga ana tjetër mediat vendase kanë raportuar se modelja vuna nga një sëmundje e rëndë dhe është transferuar në spitalin Sanatorio de Los Arcos, i cili ndodhet në kryeqytetin argjentinas.

Mirëpo së fundmi përmes një postimi në Instagram ka reaguar për herë të parë Wanda duke konfirmuar lajmin se ajo vuan nga leucemia.

“Ja ku jam pas disa ditësh që më duheshin për veten time. Dua t’ju tregoj se çfarë ndodhi.

Të mërkurën vendosa të bëj një analizë rutinë, siç bëj zakonisht çdo herë që udhëtoj ose një herë në vit. Disa vlera dolën negative dhe mora vendimin të shtrohem në spital për kontrolle të tjera, që shkuan mirë. Të enjten, u largova nga ajo klinikë për të bërë studime të mëtejshme në një vend të specializuar. E bëra duke u përpjekur të marr më shumë informacion”, shpjegoi Wanda.

Si të gjitha nënat, edhe unë u përpoqa t’i ruaj fëmijët e mi nga frika dhe ankthet. Sepse ende nuk kisha një diagnozë të saktë. Fatkeqësisht, të premten, një gazetar informoi për një diagnozë që nuk e kisha marrë vetë. Mjekësia nuk është ekzakte dhe në atë moment nuk kishin kaluar as 24 orë nga analizat e mia të para.

Fëmijët e mi kanë marrë gjithmonë gjithçka nga unë, gjithmonë kam folur dhe këtë herë nuk do të bëja përjashtim. Falenderoj familjen time, çdo mik dhe secilin prej jush që më treguat dashurinë që keni për mua. Tashmë jam në shtëpi, në pritje të testeve të mëtejshme dhe duke ndjekur indikacionet e profesionistëve që më shoqërojnë”, ka shkruar modelja.

© Panoramaplus.al