8 Shkurt, 2019

U përfol se nuk ka marrëdhënie të mirë me Gencin, Greta Koçi tregon raportin që ka me kunatin


Këngëtarja e njohur Greta Koçi ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Trokit”, ku ka folur për planet e saj për karrierën si dhe për marrëdhënien e veçantë me Genc Prelvukaj.

Gjatë intervistës ka zbuluar se që në fillimet e lidhjes së Enit me Gencin, ajo ishte dakord për marrëdhënien. Madje shprehet se ka ende një konsideratë të veçantë për Gencin, megjithëse pak ditë më parë u aludua se raportet mes tyre ishin prishur.

“Unë kam raporte të shkëlqyera me Gencin. Jo vetëm unë po dhe prindërit e duan shumë. Dhe ai i do shumë. Kam qenë që në fillim pro lidhjes, e kam dashur gjithmonë. Ai është shumë i edukuar, shumë i dashur. Jam e lumtur për ta dhe i uroj “U plakshi bashkë”, është shprehur këngëtarja.

© Panoramaplus.al