Disa ditë më parë vajza e këngëtarit të njohur Zayn Malik dhe modeles Gigi Hadid, Khai festoi 3-vjetorin e lindjes.

Në rrjet qarkulluan lajme se artisti nuk ishte i pranishëm në ditën më të veçantë të voglës së tij.

Mirëpo së fundmi Malik i ka hedhur poshtë të gjitha zërat teksa postoi në Instagram disa foto së bashku me Khain në festën e ditëlindjes së saj.

Kujtojmë që Gigi dhe Zayn i dhanë fund lidhjes së tyre në 2021, një vit pasi ata u bënë prindër për herë të parë.



