Aktorja e njohur Bethenny Frankel përmes një videoje në TikTok ka deklaruar se Kim Kardashian ka ‘zero shanse’ që të përfundojë me Tom Brady.

“Jam i sigurt se ka një kuriozitet. Ai është futbollisti më i madh i të gjitha kohërave, dhe ajo është lojtarja më e madhe e ‘lojës së famës’ së të gjitha kohërave.”- tha aktorja.
Megjithatë 52-vjeçarja vuri në dukje se ish-gruaja e Brady, Gisele Bündchen, “e mbante veten dhe ishte e bukur” – por “jo në nivelin e Kim Kardashian”.
Ndër të tjera ajo tha: “Bündchen është një supermodele e mrekullueshme braziliane, ajo është një nënë përfekte dhe ish-bashkëshortja e një futbollsti”

“Unë mendoj se mund të ketë qenë vetëm një natë s*ksi mes Brady dhe Kim”, vazhdoi Frankel.
Kujtojmë se 42-vjeçarja shtoi zërat për një romancë mes saj dhe futbollistit teksa u pa nga të gjithë duke flirtuar më këtë të fundit në festën e miliarderit dhe CEO-s së ‘Fanatics’, Michael Rubin ku tëftuar ishin shumë nga personazhet e hollywood-it.

Kjo nuk është hera e parë që në rrjet kanë qarkulluar zëra se mes yllit televiziv dhe futbollistit mund të ketë një kimi, pasi ata u përfolën për një lidhje kur Kimi po kërkonte të blinte një shtëpi shumë afër me atë të Tomit në Bahamas.


