Një ditë më parë, qarkulloi në media lajmi se Eri Fullani dhe vajza e ish-deputetes Majlinda Bregu, Kejda, i kishin dhënë fund romancës së tyre.

Burime për “Iconstyle” tregun se Erik dhe Kejda ishin ndarë dhe se nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në profilin e “Instagram”-it.

Edhe pse deri tani ata nuk e kishin konfirmuar se ishin në një lidhje dhe kishin vendosur që të rrinin larg vëmendjes së mediave, erdhi koha ku Kejda dhe Eriku të zbulojnë se si qëndron e vërteta.
E në fakt ajo që u raportua për ndarje, mesa duket ka qenë një krizë e vogël, pasi ata janë ende bashkë dhe për herë të parë kanë konfirmuar lidhjen e tyre.

Nëpërmjet disa postimeve në “Instastory”, Kejda ka treguar se është mjaft e lumtur pranë të dashurit të saj.

“P.s:Hera e fundit që adresoj diçka që kam zgjedhur të mbaj private. Para se të postoni lajme çfarëdo qofshin, sigurohuni që të jenë të vërteta”, shkruan Kejda në një tjetër postim.
© Panoramaplus.al
