25 Dhjetor, 2018

U përfol se janë ndarë, Luana e Krenari kapen mat duke festuar Krishtlindjen bashkë (FOTO)


Disa javë më parë u përfol se moderatorja Luana Vjollca është ndarë nga i dashur i saj, Krenar Çoçaj. Ata të dy kanë preferuar që mos ta pranojnë publikisht lidhjen, por janë kapur shpesh mat në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Madje mbrëmjen e kaluar çifti është kapur sërish mat, teksa festojnë së bashku Krishtlindjen. “Prive” ka publikuar fotografi ku shfaqen Luana e Krenari bashkë në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.

Në foton e publikuar nga “Prive”, moderatorja e njohur shfaqet e veshur me një pelush të bardhë mjaft e përqendruar duke dëgjuar meshën. Ndërsa Krenari duket mjaft i entuziasmuar që po i kalon këto Krishtlindje pranë partneres së tij.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al