28 Dhjetor, 2018

U përfol se ishte lidhur me Noizy-n, ja çfarë i komenton modelja serbe reperit


Fansat e reperit të njohur Noizy mund ta mbajnë mend këngën “Ke ngju për mu”, e cila është publikuar në vitin 2014, por ndoshta modelen që shfaqet në klip e kanë harruar.

Ajo është modelja serbe Jernna Jenovich, e cila në atë kohë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe u përfol se ishte në një lidhje me reperin shqiptar.

Ndërkohë së fundmi, Noizy ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një foto të vjetër, e cila mori menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente.

 

View this post on Instagram

 

Boxing time ?

A post shared by NOIZY OTR (@noizy) on


Mes komenteve të ndjekësve vihet re edhe ai i modeles, e cila shkruan: “O kok”.

Mesa duket dyshja ka ruajtur miqësinë, edhe pse katër vite më parë nuk u mësua nëse kanë qenë në një lidhje apo jo.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al