1 Gusht, 2019

U përfol se është e lidhur me menaxherin e saj, reagon reperja e njohur: S’rri dot me dikë…


Së fundmi, u përhap menjëherë lajmi se reperja e njohur, Melinda Ademi, ishte në një lidhje dashurie. U përfol se ajo ishte në një romancë me menaxherin e saj aktual, Faton Aliu.

“Lajmi.net” shkruante se ata janë parë gjithmonë bashkë në koncerte dhe çdo event tjetër dhe thuhet se nuk kanë aspak dëshirë që lidhja e tyre të bëhet publike.

Lidhur me këto lajme ka reaguar vetë Melinda, e cila nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ka zbuluar se si qëndron e vërteta.

“Ç’dreqin nuk shkon me njerëzit. S’rri dot me dikë pa menduar të tjerët se jam martuar me të. Mbylleni gojën”, shprehet Melinda në videon e publikuar në rrjetin social.

Në këtë mënyrë, ajo ka dashur që të tregojë se nuk është në një marrëdhënie me menaxherin e saj.

© Panoramaplus.al