4 Korrik, 2019

U përfol se do të ndahet nga Nora, Roberti tregon të vërtetën e këngës “S’të njoh më” që vuri në dyshime fansat


Dy këngëtarët e njohur, Robert Berisha dhe Nora Istrefi, janë një nga çiftet më të dashur e të komentuar në showbizz-in shqiptar.

Deri tani martesa e tyre ka shkuar shumë mirë, por ka patur raste kur janë përfolur për një ndarje të mundshme. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, pas publikimit të këngës “S’të njoh më” të Robertit.

Fansat e këngëtarit e kanë interpretuar tekstin dhe titullin e këngës si një mesazh për Norën.

Por e vërteta nuk është aspak ashtu. Mëngjesin e sotëm Roberti ka qenë i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku u shpreh se përpos reperëve, titulli dhe tekstet nuk kanë lidhje me këngëtarët.


“Çfarëdo që të ndodhë Nora do të mbetet nëna e vajzës sime dhe do të njoh tërë jetën”, u shpreh Roberti duke u dhënë fund thashethemeve njëherë e mirë.

Ndërkohë teksa është pyetur se nëse dëshiron të bëhet sërish baba, këngëtari i njohur u shpreh se kjo pjesë është shumë e vështirë për të dy.

Ai shtoi se gjatë kohës së verës kanë shumë punë dhe rrallëherë shihen me të voglën e tyre, Rene, e prandaj duan që njëherë të shijojnë atë.

© Panoramaplus.al