Me ardhjen e shtatorit nisi edhe sezoni i ri televiziv, i cili pati disa ndryshime si në programacion ashtu edhe te moderatorët.

Pak kohë më parë u tha se “Tv Klan” do të mbyllte dy emisione të cilat zinin një pjesë të madhe të programacionit të ditës. Një ndër to ishte edhe emisioni i njohur “Sfida e gatimit”.
Ky i fundit drejtohej nga dy shefat e njohur të kuzhinës, Alfio dhe Indriti, të cilët mesa duket do t’i shohim sërish në ekran.
Rrotani ka publikuar së fundmi në “Instagram”-in e tij disa momente gjatë xhirimeve të emisionit, duke treguar se këtë sezon do ta shohim sërish “Sfidën e gatimit”.
View this post on Instagram
Jemi gati per @sfida_e_gatimit nga e hena ne te shtune ne @rtvklan ????????
“Jemi gati për “Sfida e gatimit”, nga e hëna në të shtunë”, shkruan shefi i kuzhinës bashkëngjitur me postimin.
Ndësa në faqen zyrtare të këtij emisioni, thuhet se “Sfisa e gatimit” do të nisë transmetimin ditën e hënë, më datë 9 shtator.
© Panoramaplus.al
