8 Gusht, 2019

U përfol se Arbana do të prezantonte “Kënga Magjike”, Ardit Gjebrea sqaron: Mirë që nuk thanë se u ndava…


Një ditë më parë qarkulloi në media lajmi që thoshte se Arbana Osmani, do të prezantonte “Kënga Magjike” së bashku me Ardit Gjebrean.

Shkak për këto aludime u bë një foto që publikoi Arbana pak ditë më parë ku shfaqej me familjen Gjebrea.

Por në fakt gjërat nuk qenkan aspak ashtu, pasi Arditi vendosi që të sqaronte njëherë e mirë të gjithë këtë situatë.

Ai publikoi në “Instastory” një foto ku hedh poshtë lajmet se ata të dy do të bashkëpunojnë bashkë për “Kënga Magjike”. Sipas Arditit, takimi i tyre ishte thjesht miqësor.

“Hajde besoju këtyre. Shyqyr nuk thanë që ndahem nga gruaja. Po një drekë për qejf ishte mor aman, a mundet që miqtë e mirë të hanë një drekë jashtë pune? Apo duhet se s’bën të ketë diçka pas”, sqaron Arditi.

Ndërkohë Arbana Osmani ka njoftuar së fundmi se është rikthyer në punë dhe “Dua të të bëj të lumtur” ka nisur pranimin e historive.

© Panoramaplus.al