14 Gusht, 2023

U përfol për një romancë me Noizyn, por Jori Delli është në një lidhje me reperin italian? Fotot që po ‘çmendin rrjetin’


Modelja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother 2, Jori Delli duhet se ka nisur një romancë krah reperit italian, Federico Palana, i njohur me emrin e artit Fred de Palma, edhe pse prej kohësh përflitej një lidhje e mundshme e saj me Noziyn pas xhirimit të videoklipit.

Dyshimet mbi lidhjen e modeles me reperin italian i ka shtuar vetë ky i fundit, i cili ka publikuar në ‘Instagram’ disa foto krah një vajze, por nuk ia ka bërë publike imazhin.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Vajza që e shoqëron reperin shihet me shpinë, ndërsa Federico në postim ka shkruar shenjën e infinitit, ndërsa nuk kanë munguar edhe komentet me emrin e Jorit.

Capture

Kujtojmë që më herët Jori u përfol për një romancë me Noizyn, ku ajo performonte në një nga klipet e reperit dhe kaq mjaftoi që ata të aludoheshin për një romancë.

Mirëpo vetë modelja në disa intervista ka treguar se nuk kishte asgjë më shumë se miqësi dhe punë.

© Panoramaplus.al