29 Korrik, 2023

U përfol për një romancë me Leonardo Di Caprion, modelja e njohur hedh poshtë zërat: Jam në një lidhje me shokun e tij…


Modelja Neelam Gill dhe aktori Leonardo DiCaprio po përfliten se janë në një romancë pasi janë parë dhe fotografuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Mirëpo duket se zërat që po qarkullonin për dyshen ishin të pavërteta pasi i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i modeles e cila bëri një deklaratë publike në llogarinë e saj në Instagram duke sqaruar si qëndron e vërteta.

Modelja britanike hyri në Instagram dhe shkroi një mesazh shumë të qartë: “Thjesht për të pastruar çdo thashethem… Unë nuk jam ‘dashuria më e re’ e Leonardo DiCaprios”.

Gill u shpreh se e vetmja arsye që ajo ishte me DiCaprio ishte sepse partneri i saj ishte atje.

“Në fakt, unë jam në një marrëdhënie të përkushtuar me mikun e tij të mirë dhe kam prej shumë muajsh tashmë”, vazhdoi ajo.

Thashethemet filluan sepse ata u panë së bashku dhe shumë zëra filluan të aludonin për një marrëdhënie të mundshme mes aktorit dhe modeles.

Paparazzi i fotografoi ata në Sardenë, Itali në bordin e një jahti dhe më pas në një tjetër.

“Shpresoj që kjo të pastrojë të gjitha fjalët e rreme”, përfundoi modelja britanike mesazhin e saj të qartë, duke shpresuar që të mos ketë më spekulime për marrëdhënien e tyre.

 

© Panoramaplus.al