Emily Ratajkowski dhe Pete Davidson po përfliten së fundmi për një romancë.

“Emrata dhe Pete Davidson janë parë të kapur dorë për dore”- thuhej në postimin e DeuxMoi me shkronja kapitale.
“Pete dhe Emily flasin me njëri-tjetrin prej disa muajsh tashmë ,” tha një burim për Us Weekly të hënën, duke shtuar se: “Ata janë në fillimet e tyre, por të dy e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin”.

“Pete e bën Emily-n të qeshë dhe atij i pëlqen sa inteligjente është ajo”, vazhdoi burimi.
Çifti fillimisht ndezi thashethemet për romancë pasi u panë “të kapur prej duarsh” në një takim në Brooklyn të shtunën mbrëma, sipas një informacioni anonim në Instagramin @DeuxMoi.

Komediani dhe Kim Kardashian u ndanë në gusht, afërsisht në të njëjtën kohë kur Ratajkowski i dha fund martesës së saj katërvjeçare me ish-partnerin Sebastian Bear-Mçlard.



