Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha është nominuar për çmimin Grammy Awards 2023.

Artistja është nomunuar për kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/ elektronike” për këngën e saj më të fundit “Im Good (Blue) në bashkëpunim me Dj e njohur David Guetta.

Bebe publikoi në Instagram një video, ku shihej qartë entuziasmi dhe gëzimi i madh i saj dhe i familjes pasi kishin marrë vesh lajmim.

Në video mund të shikohet dhe e ëma e këngëtares Bukurija, e cila përqafonte këngëtaren.
“Le të shkojmë”, – dëgjohet duke bërtitur Bebe.
View this post on Instagram
Kujtojmë se Bebe Rexha fitoi çmimin për bashkëpunimin më të mirë me David Guetta për hitin “I’m Good (Blue)” në ‘MTV EMA’.


