26 Qershor, 2023

U njohën para 3 vitesh në një studio televizive, rikthehen për interviste e tyre të parë së bashku. Kush është çifti që pushtoi rrjetin pas propozimit në koncertin e Elvanës


Mbrëmjen e 22 qershorit gjatë koncertit madhështore të Elvana Gjatës, Denisi ka vendosur ti propozoje live të dashurës së ti Klaudias për martesë.

Gjesti i tij i dashurisë bëri buj të madhe në rrjetet sociale duke u bërë viral dhe çifti mori me mijëra duartrokite në momentin kur vajza tha “PO”.

Së fundmi të ftuar në emisionin “Shqipëria Live” çifti ka folur për ndjesitë që ata dy përjetuan.

Denisi: Kisha kohë që e kisha menduar të bëja diçka përtej kujtimit, një gjë akoma më të forte.

Po mendoj se çfarë t’i bëj çfarë t’i bëj, pastaj pashë këtë datën e koncertit. Ka qenë një baner gjigand, dhe sapo doli kënga jonë, u hap baneri që thoshte “dua të martohem me ty”. Pastaj kur e hapa atë, Elvana ndaloi këngën, dhe pastaj nga emocionet, unë e mbaja unazën nga vetja ime dhe Klaudia më pyeste “ Po tallesh apo e ke seriozisht”

Klaudia: Unë isha në një shok total sepse ishte gjëja e fundit që më shkontë ndërmend, nuk e dija  fare çfarë kishte të shkruaj tek baneri i madh.

Por rastësia është mbret i botës, pasi çifti të cilët janë prej 3 vitesh të lidhur na tregojnë se lidhja e tyre kishte filluar kur janë takuar në ambientet e “Top Channel” ku merrnin pjesë në një konkurs. Dhe sot janë rikthyer si një çift që sapo kanë shpallur martesën para të gjithë shqiptarëve.

 

 

© Panoramaplus.al