23 Tetor, 2023

U njohën dhe u dashuruan brenda “Big Brother Vip”, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli së shpejti prindër!


Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë një ndër çiftet më të dashura dhe të komentuara nga publiku shqiptar.

Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se dyshja së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

FvximSOX0AE7Vxp

Ndonëse çifti akoma nuk i kanë konfirmuar lajmet, sipas disa burimeve për “Prive”, Kiara është tre muajshe shtatzënë, ndërsa lajmin e ëmbël ka vendosur që ta ndajë me fansat pas disa javësh.

Kujtojmë që Luizi dhe Kiara u njohën dhe u lidhën në “BBV”, ndërsa e kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre në finalen e këtij spektakli ku këngëtari shkodran fitoi çmimin e madh.

Pas daljes nga ky reality show, çifti jetojnë së bashku në “folenë” e tyre të dashurisë.

Truprojat luiz kiara

kiara tito luiz ejlli4

© Panoramaplus.al