4 Tetor, 2021

“U ndjeva e poshtëruar!”- Emily Ratajkowski akuzon këngëtarin për ngacmim seksual! Supermodelja seksi tregon prapaskenat e videoklipit të famshëm


Supermodelja Emily Ratajkowski ka akuzuar këngëtarin Robin Thicke, se e ka ngacmuar seksualisht gjatë xhirimit të klipit të këngës së tij “Blurred Lines”.

emily ratajkowski (1)

Sipas “Sunday Times of London”, në librin e ri të shkruar prej saj, Ratajkoëski tha se Thicke i kapi gjoksin gjatë kohës që ajo ishte e zhveshur.

Papritur, nga askund, ndjeva ftohtësinë e duarve të një të huaji që më kapnin gjoksin tim të zhveshur. U largova instinktivisht, duke parë Robin Thickie,“- shkruan Ratajkoëski në librin “My Body”, i cili do të dalë muajin tjetër.

emily ratajkowski (6)

Thicke me sa duket ka qenë i dehur, prandaj filloi të sillej në mënyrë të vrazhdë.

Shmanga kontaktin me sy. U ndjeva e poshtëruar! Unë nuk reagova, ashtu siç duhet të reagoja,”– shtoi supermodelja.

emily ratajkowski (7)

Sipas raportit, drejtoresha Diane Martel konfirmoi incidentin. Ajo tha:

Mbaj mend momentin kur ai kapi gjoksin e saj. Të dy po qëndronin në profil dhe ai ishte pas Emily-t. Bërtita me zërin tim agresiv: ‘Çfarë po bëni? Kaq ishte! Xhirimet mbaruan!’“.

emily ratajkowski (5)

Martel tha se Thicke kishte pirë, prandaj i kërkoi falje dhe më pas u pendua.

Unë nuk mendoj se ai do ta kishte bërë këtë po të mos ishte i pirë,“- shtoi ajo.

emily ratajkowski (4) emily ratajkowski (8) emily ratajkowski (13) emily ratajkowski (7) emily ratajkowski (3)

© Panoramaplus.al