Një 34-vjeçare rrëfen për “Dear Deidre” se si u tundua nga ish-partneri dhe përfundoi duke kryer marrëdhënie seksuale me të, edhe pse kishin shumë kohë që ishin ndarë.

Ajo tregon se e telefonoi pasi kishte një problem me makinën dhe i duhej ndihmë. Ndonëse në fillim ai u largua, pas pak minutash u rikthye sërish dhe ata e gjetën veten në momente intime, shkruan “The Sun”.
Ja rrëfimi i plotë:
“Bëra një gabim të madh dhe fjeta me partnerin tim pasi u ndamë. Ne kishim 12 vjet bashkë, por i dhamë fund lidhjes.
Gjithçka që partneri im dëshiron të bëjë është të pijë dhe të marrë drogë. Unë dua fëmijë dhe një shtëpi. Unë jam 34 vjeç dhe partneri im 35 vjeç. E thirra një ditë disa javë më parë. Kisha një problem me makinën dhe përfunduam duke bërë seks.
Ne ramë dakord t’i jepnim një shans tjetër njëri-tjetrit, por një javë më vonë e kuptova që nuk e dua atë. E kam bërë lëmsh situatën dhe tashmë ai dëshiron të rikthehet me mua.
Ndërkohë kam zhvilluar ndjenja për një burrë tjetër me të cilin kam flirtuar, por ai është në një lidhje. Ai më tha nëse gjërat do të ishin ndryshe ne do të ishim bashkë.”.
“Dear Deidre” thotë:
“Ju mund ta keni pasur të vështirë t’i rezistoni ish-partnerit tuaj, por po e mbani atë të varur duke i dhënë atij shpresë kot.
Asnjë nga këta burra nuk është i përshtatshëm për ju. Respektoni veten aq sa duhet për të mbrojtur dikë për të cilin ju me të vërtetë kujdeseni dhe që do t’ju japë 100 për qind nga vetja.”.
© Panoramaplus.al
