Aktorja e njohur amerikane, Tiffany Haddish së fundmi ka dhënë një intervistë për “Washington Post”, ku ndër të tjera ka folur edhe rreth jetës së saj private.

Ajo tregoi se romanca me reperin dhe aktorin e njohur Common ishte lidhja më argëtuese që ajo ka pasur ndonjëherë.
“Kjo është lidhja ku unë u ndjeva më e sigurt nga të gjitha romancat që kam pasur ndonjëherë”, u shpreh Haddish.

Teksa tregoi se marrëdhënia e tyre më pas nuk shkoi ashtu siç ajo e priste, pasi sipas saj aktori filloi të distancohej.
Çifti thuhet se u nda në vitin 2021, mirëpo gjatë intervistës Haddish tregoi se ishte aktori i cili i dha fund marrëdhënies së tyre përmes telefonit.
“Më tha: ‘Unë mendoj se kjo marrëdhënie ka ecur në rrjedhën e saj’. Dhe unë thashë, ‘OK. Nëse dëshiron që të jesh një 50-vjeçar beqar. Në rregull?'”, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër historia që aktorja tregoi nuk është e njëjt me atë që Common tha gjatë një interviste për “Hollywood Unlocked With Jason Lee Uncensored” në fund të vitit 2021, në të cilën ai u shpreh se ndarja erdhi nga të dyja palët, teksa tregoi: “Arritëm të kuptojnë se kjo është ajo që do të ndodhë dhe është më e mira për ne.”
“Të vazhdojmë ta duam njëri-tjetrin dhe të jemi pranë njëri-tjetrit, do të thotë të mos jemi në një lidhje romantike, sepse nuk do të jemi në gjendje t’i japim asaj”, tha Common në atë kohë.


