Ylli televiziv Khloe Kardashian dhe ish-partneri i saj Tristan Thompson po jetojnë së bashku në të njëjtën shtëpi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo gjatë episodit të ‘The Kardashians’, teksa tregoi se Tristan së bashku me vëllain e tij 16-vjeçar Amari u zhvendosën për të jetuar me të pas vdekjes së nënës së tyre Andrea.
“Jam mirënjohëse që jam mjaftueshëm e fortë dhe e guximshme për të qenë në krah të dikujt që tani nuk ka asnjë mbrojtje.”- tha Khloe.

Pasi Andrea në janar ndërroi jetë në moshën 53-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak Tristan gjeti mbështetjen tek nëna e dy fëmijëve të tij.
“Nuk e kuptova vërtet se çfarë po thoshte”, kujton Khloe. “Ai po bërtiste në telefon, duke u përpjekur të më thoshte se nëna e tij ka ndërruar jetë, por nuk e kisha idenë se për kë po fliste. Amari është 16 vjeç dhe është me aftësi të kufizuara”, u shpreh bukuroshja.

Megjithatë, sipas Khloe pasi Tristan solli vëllanë e tij në shtëpi ai përjetoi një tjetër humbje, shtëpia e tij papritur u bë e pabanueshme, teksa shtoi se kjo është arsyeja se përse ish-partneri i saj dhe vëllai i tij po qëndrojnë në shtëpinë e saj.

© Panoramaplus.al

